Open Balkan, pas Malit të Zi edhe Bosnja: Duam të bëhemi pjesë

08/06/2022 12:51

Bosnja Hercegovina ka shprehur dëshirën t`i bashkohet “Ballkanit të Hapur”, një nismë kjo të cilën presidenti serb Aleksandër Vuçiç e përshkroi si “më të mirën në rajon”,  që sjell përfitime për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit e saj ata morën pjesë dje në një darkë pune, ndërsa sot pritet të nënshkruajnë katër marrëveshje bashkëpunimi, për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit.

Tre vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut i janë bashkuar si vëzhgues edhe Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Vuçiç u përpoq të sqaronte se “Ballkani i Hapur” sjell përfitime për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo iniciativë nuk e zëvendëson integrimin në Bashkimin Evropian, por është një nismë e veçantë e popujve ballkanikë.

Ai pas arritjes në Ohër tha se është një mbështetës i fortë i nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por se nisma “Ballkani i Hapur” është në dobi të të gjithëve.

“Kjo nismë është më e mira në rajon në dekadat e fundit. Sa i përket dëshirës së kujtdo tjetër për të hyrë në ‘Ballkanin e Hapur’, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Nëse doni t’i zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, a do të kemi mjaftueshëm miell, vaj dhe gjithçka tjetër, atëherë kjo është një pyetje për ‘Ballkanin e Hapur’”, tha Vuçiç.

Përveç presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe atij shqiptar, Edi Rama, që janë iniciues të “Ballkanit të Hapur”, në takimet e nismës në Ohër, për herë të parë, merr pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili është shprehur pro iniciativës rajonale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA