“I njohur për gjuhën sarkastike”, Rama për Lavrov: Ballkani për të është tërësisht i mbyllur

08/06/2022 14:41

Në konferencën për mediat në Ohër, kryeministri Edi Rama komentoi edhe anulimin e vizitës së ministrit të jashtëm rus në Serbi, si edhe deklaratat që pasuan atë.

“Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën e tij sarkastike dhe pastaj dhe nga manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të dasisë, urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katundet ballkanike është për të ardhur keq.

Nëse zotëria do të ishte promovuesit apo mbështetësi i Ballkanit të Hapur, sigurisht që Ballkani do të ishte i hapur minimalisht për të. Ai nuk ka mundur të hyjë në Ballkan sepse Ballkani për të është i mbyllur tërësisht I mbyllur dhe për këtë arsye ai nuk ka marrë dot leje të hyjë në Ballkan”, – deklaroi Rama.

Top Channel