“Europianë jemi vetë nuk na bën BE’, Rama për integrimin: S’do shpenzojmë më për krushqit, nëse do pranohemi, shkojmë me rrobat e rastit

08/06/2022 10:56

Rama: Dy fjalë për këtë dasmën e radhës. Sa herë afrohet Kwshilli Europian përgatitemi për dasmë. Nëse do ndodhë do shkojmë me rrobat e rastit, nuk do shpenzojmë për banketin në pritje për krushqit, e na ngelet nusja në derë. Po kwtw herw na mbetet dhwndi, dy metra si zdap i gjatw.

Dhe në këtë rast le ta themi Ballkani i hapur është burrë, Europa e bashkuar është nusja. Duke qenë burri, dhe burrë me gjithë këto histori, është problem i madh, por ne e kemi të qartë rrugën tonë. Do e ndërtojmë këtu europën dhe pastaj kur ata të duan të bëjnë dasmën jemi gati.

Ndaj i themi Maqedonisë së Veriut, mos u mërzisni, nuk ju marrin. Edhe Bullgaria një burrë me problem është, ne shqiptarët jemi në rregull nëse duan dasmë këtu jemi, nëse s’duan prap këtu jemi. Është koha t’I japim fund stresit. Edhe Bullgaria do e hedhë këtë kukull do gjejë një kukull tjetër. Bisedat do mbyllen kur kryeministri I bullgarisë do jetë gjysh duke shkruar kujtime. Një gjë dua t’ju them: dikur kur shkoja në Bruksel shkoja të merrja kurajo, tani më duket sikur do i jap kurajo atyre. Sot me vjen keq që I shoh aty. Shkojmë i japim energji sepse Ballkani nuk vdes po ky I hapur aq më pak. Serbia nuk do ikë në ndonjë planet tjetër, as Bosnja, do vijojë të ziejë po këtu është. BE me të parë me të bërë, BE na bëjnë ata, po E-në Europian e kemi vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA