Emri/ Ishte shpallur në kërkim në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë
08/06/2022 16:42
Një 42-vjeçar me emrin Lulzim Haliti është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Top Channel