“E dimë që mes Kosovës dhe Serbisë ka konflikt”/ Rama: Me “Open Balkan”, të shkojmë drejt së ardhmes, pa i mbyllur sytë nga problemet

08/06/2022 10:46

Kryeministri Edi Rama e cilëson “Ballkanin e Hapur” si nismën që do ta ndihmojë rajonin të zhvillohet, por “pa harruar të shkuarën”.

“Mblidhemi sot për herë të parë në një samit të “Ballkanit të Hapur” pasi ka filluar lufta në Ukrainë. Lufta në Ukrainë e bën “Ballkanin e Hapur” një domosdoshmëri më të madhe se sa ishte para se të fillonte lufta. Por nuk kemi pritur luftën për të ditur që mes Serbsë dhe Rusisë ka një histori, se mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt. Duam të shkojmë drejt së ardhmes, pa i mbyllur sytë nga problemet e pazgjidhura”.

Sa më shumë të afrohemi, aq më shumë shanse ka që ne t’i zgjidhim dhe konfliktet, shtoi Rama. “Të afrohemi sa më shumë, që të kuptojmë sa më shumë njëri-tjetrin”.

“Ballkani i Hapur” është i njerëzve që përfitojnë nga nisma, theksoi kryeministri shqiptar, në fjalimin e tij në Ohër.

“Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit, për fëmijët që nesër do të marrin në duar fatet e vendit. Nuk është as imi as i Vuçic, as i Kovaçevskit… është i njerëzve, i familjeve shqiptare, i fermerëve shqiptarë”.

Top Channel