Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, është shprehur në mbyllje të konferencës së sotme për mediat në kuadër të takimit për Ballkanin e Hapur, se qytetarët e vendit të tij nuk mund të qëndrojnë gjithmonë në pritje të një date nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave.

Ai tha se Maqedonia e Veriut ka investuar shumë në legjislacionin e vendit në mënyrë që të jetë në një linjë me BE-në.

Nga ana tjetër Kaovaçevski u shpreh se qytetarët e vendit të tij kanë të drejtë që të jenë të barabartë me ata europiane dhe teksa tentohet për futjen në BE, mund të merren edhe iniciativa ndihmuese dhe me vlera siç është “Open Balkan”.

“Unë tregova se cilat janë bazat e marrëdhënieve tona të brendshme. Ne sistemin kombëtar kemi obligim të sigurojmë një jetë, infrastrukturë e politikë për qytetarët tanë. Nga ana tjetër qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të jenë peng i pritjeve për data të BE-së, unë nuk lidhem me data sepse nuk dua të ngre pritshmëritë. Maqedonia e Veriut ka katër raporte nga BE-ja, kemi 45% të legjisalcionit të harmonizuar me BE-në, kemi harmonizim më të madh të legjislacionit nga të gjithë vendet. Për nde përcaktimi për anëtarësim në BE do të jetë qëllimi I parë strategjik. Ne si shtet kemi miratuar vendime të vështira për rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE. BE-ja nuk e ka përmbushur premtimin e saj dhe shpresoj që një ditë të ndodhë një gjë e tillë. Në javën e kaluar u bisedua për tema të ndryshuar ku ministrat tonë kanë qenë prezentë në Washington. Ne kemi rol aktiv në OSBE. Në fund për Ballkanin e Hapur nuk do të përsëritem as me Aleksandrin as me Edin. Kjo është ide origjinale e parimore e bazuar në vlera europiane. Kemi të drejtë edhe ne të jetojmë me vlera europiane. Kufijtë të vetëm që ekzistojnë në Europë janë vetëm në Ballkan, prandaj kjo iniciativë është më e mira e mundshme që fillon nga nevojat e qytetarëve dhe bizneseve. BE-ja do të jetë gjithmonë një qëllim strategjik por ne do të avancojmë gjithmonë me iniciativa.”- tha kryeministri maqedonas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA