Zjarri në Sazan/ Ministria e Mbrojtjes: Sot u përdor për herë të parë sistemi i fluturimit pa pilot për monitorimin e vatrave
07/06/2022 19:51
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se ditën e sotme u përdor për herë të parë sistemi I fluturimit pa pilot, për monitorimin e situatës së zjarreve në ishullin e Sazanit.
Peleshi tha me anë të një postimi në “Facebook” se kjo gjë u mundësua nga SHBA-ja.
“Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit “PUMA RQ-20B”, për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.
Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA.
Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin gjen. Arben Kingji.”
Top Channel