Mëngjesi i sotëm ka sjellë rinisjen e operacionit për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit, ndërsa pjesë e punës tashmë është edhe një avion i sjellë nga Greqia dhe BE-ja.

Në ishull ndodhen 122 trupa të Forcave të Armatosura, mjete detare dhe zjarrfikës, të cilët po punojnë për të shuarjen e flakëve.

Problematike mbetej edhe fshati Elgjin në Mirditë, ku prej ditës së djeshme ishte aktive një vatër zjarri. Në zonë ndodhen 54 efektivë të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur neutralizimin e situatës.

Shqetësuese ishte fakti që në zonën ku zjarri ishte aktiv kishte banesa, por tashmë rreziku është shmangur plotësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA