Rritja e temperaturave e këtyre ditëve ka shkaktuar fluks të fëmijëve të prekur nga virozat dhe gastrointeriteve tek fëmijët e vegjël. Mjekët thonë se ka pasur shumë raste të cilët janë paraqitur me temperaturë të lartë, diare, te vjella dhe dhimbje barku.
“Për shkak të vjellave të shpeshta, fëmijët janë dehidratuar dhe janë paraqitur direkt në urgjencën e pediatrisë, ku fluksi i fëmijëve në fundjavë ishte 300 fëmije në 24 orë ndërsa një ditë më parë kjo shifër ra në 250. Mjekët pediatër këshillojnë prindërit të që mund të parandalojnë dehidratimin e fëmijës”, tha mjekja pediatre, Valbona Shahinaj.
“Por përveç temperaturave të larta mjekja pediatër këshillon prindërit të bëjnë kujdes me akulloret dhe ruajtjen e ushqimeve”, u shpreh mjekja.
“Në qendrat shëndetësore mund të bëhen serume për rastet që kanë nevojë, ndaj prindërit nuk duhet të drejtohen direkt në urgjencën e pediatrisë edhe kur nuk është e nevojshme”, shtoi më tej ajo.
Top Channel