Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 62-vjeçari në Gëziq
07/06/2022 16:45
Një 62-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Gëziq të Mirditës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij.
62-vjeçarja me inicialet F.GJ, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë, se bashkëshorti i saj Gj. Gj., 62 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Pas kallëzimit Policia ka kryer një kontroll në banesën e tyre ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, me leje, dhe një sasi municioni luftarak.
Shtetases F. Gj. iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel