Ministria e Mbrojtjes ruse ka njoftuar ditën e sotme që ka hapur një korridor tokësor për në Krime , i cili lejon të kalojnë njerëzit dhe mallrat nëpërmjet territorit të pushtuar Ukrainas, që ka nën kontroll.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, u shpreh sot gjatë një konference se ushtria që punon në hekurudhat ruse ka rivendosur 1200 kilometra shina treni, duke hapur kështu një rrugë për të lejuar kalim nga Rusia në Ukrainën lindore në rajonin e Donbasit dhe në Krime.
Shoigu shtoi se furnizimi me ujë përmes Kanalit të Krimesë Veriore ka nisur tashmë dhe është një rrugë shpëtimi për Krimenë.
Ai pohoi se portet e Mariupol dhe Berdiansk funksionojnë normalisht dhe janë gati për të transportuar drithë, pas kritikave të ndërkombëtarëve për bllokadën prej muajsh të Rusisë të porteve kryesore që ka lënë miliona ton drithë në Ukrainë.
Komentet e ministrit vijnë pasi udhëheqësit globalë kanë dënuar një bllokadë mujore nga forcat ruse në portet kryesore në Ukrainë, duke përfshirë Mariupolin në Detin Azov dhe Odesën në Detin e Zi, që ka lënë më shumë se 20 milionë tonë të drithit të bllokuar brenda vendit.
Në një fjalim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel akuzoi Kremlinin për përdorimin e furnizimeve ushqimore duke mbajtur peng miliona tonë drithë ukrainas dhe duke bllokuar portet e Ukrainës.
Top Channel