“Rama po ju vjedh”/ Berisha takim me biznesmenë: Programin e biznesit të vogël në qeverinë e PD-së do ta shkruani ju

07/06/2022 11:36

Sali Berisha po zhvillon këtë të martë një tryezë diskutimi me biznesin e vogël dhe të mesëm në vend.

Sipas demokratit, qeveria shprehet se “ka zeruar taksën për biznesin e vogël, por në fakt vetëm po i vjedh”.

Po e vjedhin biznesin e vogël, më paturpësinë më të madhe. Nuk mendojnë gjë tjetër, veçse si t’ju grabisin ju. Rama vjedh nga mëngjesi deri në darkë, me ligjet që bën”.

Berisha u tha biznesmenëve se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet “programin e biznesit të vogël do ta shkruani ju vetë”.

Edhe në këtë takim, Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë:

Problem juaj është problem i vendit, i shoqërisë shqiptare. Sot, pas Bjellorusisë, jemi vetmi i vetëm në Europë me regjim krejtësisht monist. Jemi rikthyer në monizëm. Një regjim që bazohet në kontroll, në uzurpimin total të pushteteve në parti”.

Top Channel