Plagosen tre persona në Ksamil, anëtarë të së njëjtës familje
07/06/2022 20:50
Tre persona janë plagosur në Ksamil ditën e sotme, anëtarë të së njëjtës familje. Bëhet fjalë për Adriatik Ahmetin, Flamur Ahmetin dhe Luli Ahmetin.
Bëhet me dije se të plagosurit janë konfliktuar me disa shtesa të tjerë por nuk dihet ende cili ka qenë shkaku apo autorët.
Tre të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, ndërsa njëri prej tyre është transportuar më pas me helikopter drejt Tiranës pasi ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.
Policia gjendet në vendngjarje duke hetuar rrethanat e plagosjes.
Top Channel