‘Open Balkan’ në Ohër, Berisha: Samit që prodhon ‘serbomavi’ e ‘rusofili’, asgjë të mirë për shqiptarët

07/06/2022 12:41

“Samiti i Ohrit është një samit që prodhon serbomavi rusofili e asgjë të mirë për shqiptarët” kështu e konsideroi ish kryeministri Berisha, takimin që do të zhvillohet në Ohër në kuadër të Open Balkan.

“Sot jam këtu për të denoncuar aleancën e Ohrit si një aleancë e rrezikshme për paqen stabilitetin në Ballkan, aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse  në rajon.

Aleancë që I kundërvihet procesit të integrimit europian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit.

Samiti i Ohrit është një samit që prodhon serbomavi rusofili e asgjë të mirë për shqiptarët.

Mali i Zi nuk është anëtarësuar, ka shkuar për të marrë pjesë, sepse Mali i Zi ka një kompozim ku nje pjese e popullsisë është me origjinë serbe.  Gjykanovic e ka kundërshtuar në mënyrë të hapur anetaresimin e vendit te tij” u shpreh Berisha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA