Nis fushata elektorale për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Itali, Afërdite Shani shqiptarja që kandidon në Pistoia

07/06/2022 18:16

Afërdite Shani jeton në Itali që prej më shumë 20 vitesh. Eksperte në fushën e bashkëpunimit Ndërkombëtar me Shqipërinë, Integrimin në Itali dhe çështje të tjera të Integrimit Europian. 

Afërditë është aktiviste e hershme e shoqatave në dobi të komunitetit shqiptar në Itali, dhe për çështjet sociale për me gjere, nxitëse aktive e forcimit të marrëdhënieve midis emigrantëve dhe komunitetit vendas.

E bërë nënë rreth kater muaj më parë, nuk e ka penguar që ajo të zhvillojë fushatën dhe të kandidojë për këshilltare në zgjedhjet që po zhvillohen në Pistoia, Itali dhe të vazhdojë intensivisht punën e saj pa ndalur asnjë moment.

Afërdite ka një objektiv në jetën e saj: Të gjitha punët duhen bërë me përgjegjësi dhe kushtim, qe te vlerësohet çdo arritje dhe mos te humbasim kohe!

Shembulli i Afërdites është një sensibilitet shumë i madh ndaj gjithë grave shqiptare që punojnë dhe angazhohen në dobi të komunitetit shqiptar. Në zgjedhjet që do mbahen në 12 qershor shqiptarët në Itali kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale, një e drejtë që u njihet pas shumë vitesh pa shtetësi italiane dhe qe akoma ngurojnë ta përdorim, por qe ne këtë rast rrit shanset e saja për tu zgjedhur në Këshillin Bashkiak

. Objektiv i saj do të jenë temat sociale, ekonomike, ku fokusin kryesor e ka komuniteti shqiptar dhe qytetaret e rinje. Shqiptarët janë një faktor shumë i rëndësishëm në Pistoia. Votuesit shqiptarë pritet të bëjnë një diferencë të madhe në këto zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA