Ministri i mjedisit qëllohet për vdekje në zyrë nga shoku i fëmijërisë (fotot)

07/06/2022 15:56

Një ministër i qeverisë së Republikës Domenikane është qëlluar për vdekje në zyrën e tij nga një shok i fëmijërisë, njoftonin mediat vendase.

55 vjeçari Orlando Jorge Mera, ishte në një takim në Santo Domingo kur sulmuesi i armatosur Miguel Cruz hyri në zyrë dhe e qëlloi për vdekje.

Autoritetet thonë se Cruz është arrestuar.

Në një deklaratë familja e Mera tha se Cruz kishte qenë mik me ministrin që prej kohës së fëmijërisë.

“Megjithë atë që ndodhi ne e falim personin që bëri këtë. Një nga zakonet e mëdha të  Orlandos ishte të mos mbante mëri,” tha familja.

Policia dhe organet e emergjencës vërshuan në ministrinë e mjedisit dhe të burimeve natyrore në kryeqytet pas lajmit të sulmit.

Mediat vendase thanë se kishin dëgjuar një total prej shtatë të shtënash. Sulmuesi që kishte hyrë i vetëm kishte arritur të largohej.

Bartolom Pujals, ministri i inovacionit të qeverisë tha se vdekja ishte një “tragjedi”.

“Ne domenikanët kemi arritur një akord paqeje dhe bashkëjetese, ne i kemi thënë jo dhunës”, tha ai.

Mera ishte ministër nga partia Revolucionare Moderne në koalicion.

Ai ishte emëruar ministër i mjedisit në gusht 2020.

FOTO GALERI
2/3
55 vjeçari Orlando Jorge Mera, ishte në një takim në Santo Domingo kur sulmuesi i armatosur Miguel Cruz hyri në zyrë

Top Channel