Ilir Meta kallëzohet në SPAK/ Padia edhe ndaj Kryemadhit dhe Vangjel Tavos: Pastrim parash në Qipro

07/06/2022 13:31

Presidenti në detyrë Ilir Meta së bashku me Monika Kryemadhin, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe ish-deputeti, Vangjel Tavo janë zyrtarisht të kallëzuar në SPAK.

Me dyshimet se kreu i shtetit ka pastruar para, kryer korrupsion dhe shpërdoruar detyrën, një ish-deputet i parlamentit dhe i opozitës si Halit Valteri lexoi akuzat për mediat në prag të prokurorisë.

 “Çfarë është më e rëndësishmja dhe që përbën veprën penale, është se këto financime janë bërë nga kompani Offshore nga shteti i Qipros në sistemet bankare të cilat nuk të kërkojnë burimin e të ardhurave madje të japin mundësinë ligjore për të fshehur burimin real të të ardhurave dhe financuesit e tyre. Duke administruar kontratat e lobimit në favor të LSI, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kemi evidentuar gjithashtu se këto shpenzime nuk janë deklaruar as në bilancet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për vitin 2017 dhe as në Deklarimin Vjetor Periodik të subjekteve deklaruese, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për vitin 2017”, tha Halit Valteri.

Duke theksuar se është kontaktuar nga një gazetar i huaj që i vuri në dispozicion dokumentat, Valterti nuk sqaroi nëse dokumentat lidhen me artikullin në mediat austriake ku presidenti Meta përmendet për 700 mijë dollarët lobim përmes një kompanie qipriote guaske që të siguronte foto në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump.

“Duke marrë shkas nga shumë denoncime të ndryshme të bëra publike, ndër to në vitin 2018 nga gazeta prestigjoze Mother Jones dhe së fundmi nga gazeta e mirënjohur austriake Kronen Zeitung është konstatuar se një parti politike jo pak e rëndësishme në Shqipëri shpeshherë ka lobuar për kauza të rreme vetëm për faktin që me anë të parave të financuara të dezinformojë zgjedhësit shqiptarë duke i bërë të mendojnë se kanë përkrahjen e Qeverisë Amerikan”.

Në padi thuhet se referuar këtyre të dhënave krijohet dyshimi se politikanë të përfolur si është rasti i Metës kanë qarkulluar  para të përfituara nga aferat korruptive duke i pastruar dhe futur në sisteme bankare në rrugë të jashtëligjshme për t‘i përdorur ato për qëllime dezinformimi për votuesit shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA