Ish-deputeti Halit Valteri, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se ka dorëzuar një kallëzim në SPAK për presidentin Ilir Meta, për të cilin thotë se disponon dokumeta shumë të sigurta për shkeljet e rënda që presidenti ka bërë sipas tij.
Halit Valteri: Jam kontaktuar nga një gazetar austriak dy javët e fundit, që më ka nisur me e-mail disa dokumenta për presidentin e vendit. Ai gazetari e kishte parë dhe investiguar të gjithë dy-vjeçarin e fundit ku kisha pasur akuza drejtpërdrejtë për Metën.
Vendosa të çoj këtë kallëzim në SPAK pasi ka mjaftueshëm materiale për të treguar këtë histori të shëmtuar. Flasim për 700 mijë euro të paguara për të bërë dy fotografi. Meta është personi më i korruptuar në pushtet. Gjithë kohës ka pasur Ministritë e tij me tendera me korrupsion.
Ky nuk është denoncimi im i vetëm në SPAK. Kam denoncuar edhe ministrin e brendshëm për uniformat e shtetit dhe sot janë para drejtësisë disa persona që kanë marrë rryshfet. Sa i përket bindjes time, kemi parë që politikanët akuzohen sa herë ka fushata elektorale por asnjë nuk ka quar në hetim paraardhësin e tij. Ka ardhur koha që të gjithë të bëjmë diçka për vendin tonë.
Anila Hoxha: Janë dy figura politike që kanë frekuentuar më shpesh SPAK-un. Baliu që ishte më i hetuari dhe më i gjykuar në prokurorinë e Tiranës pas çdo proteste, dhe juve që keni ardhur shpesh në SPAK për denoncime. Në fakt duhen nisma të tilla, kujtojmë tenderin e uniformave të policisë. Kjo tregon një mungesë respekti për këta persona. Kjo dosje është denoncuar nga politika.Tenderi për uniformat i ka lënë policët të keqveshur, kapelja e tyre është 250 euro vetëm në letër por në fakt është prej kartoni dhe zbardhet pa dalë Akoma nga shtëpia.
Top Channel