Ish kryeministri Berisha ka ulur tonet mesditën e sotme ndërsa komentoi edhe një herë dekretin e Presidentit aktual Ilir Meta, firmosur në Stamboll, dekret që I hapi rrugë votimit në parlament të Bajram Begajt për postin e kreut të ri të Shtetit.
“Unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është që kushtetuta në gërme në njeh kufizim, por germa është gërmë, nuk ka kufizime je jashtë apo brenda. Si frymë ka diskutim.” – tha Berisha, edhe pse shtoi se një qejf mbetje e ka me Presidentin aktual.
“E vetma qejf mbetje. Ta kishte shtyrë për raudin e pestë dhe shancet për dështim nuk ishin të vogla. Germa e kushtetutës nuk parashikon pamundësinë e firmosjes kudo që ndodhet presidenti.” -vijoi më tej Berisha.
Në vijim Berisha u shpreh se me Metën do të jenë së bashku në opozitë dhe se nuk I duhet një ‘tradhtie’ të tij me kreun e qeverisë.
“Nuk ka diskutim kjo punë. Asgjë s’na pengon në betejën kundër Ramës.” përfundoi Berisha.
Top Channel