Zjarret në ishullin e Sazanit, neutralizohen 14 vatra zjarri
06/06/2022 20:12
14 vatra zjarri janë neutralizuar këtë mbrëmje, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
“Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare. Trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.