Zgjedhja e Presidentit/ Balla: Keqardhje për pjesën e opozitës që bojkotoi, e kuptuam kush ju frymëzon, vesi del me shpirtin

06/06/2022 20:07

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përmendur sot në kuvend bojkotin që deputetët e opozitës, kryesisht mbështetës së Enkelejd Alibeajt, i bënë procesit për zgjedhjen e presidentit.

“Keqardhje shumë e madhe për bojkotin e një pjese të opozitës. Frika nga vota… mendoj se kaq shumë bojkote e kanë dëmtuar PD-në, dhe disa që gjoja bënë kuvende dhe thanë që nuk do të bojkotojmë, pas tre javësh e bënë. Por siç thonë, vesi del me shpirtin. E kuptuam kush e kishte frymëzimin shumë vjeçar të bojkoteve”, tha deputeti socialist në kuvend.

Balla ftoi opozitën të marrë pjesë në procese të tjera vendimmarrëse.

Kemi dhe shumë procese të tjera, kemi për të zgjedhur avokatin. Opozita duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë”.

Bajram Begaj u zgjedh të shtunën si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Top Channel