Ndihma e Britanisë për Ukrainën me raketa, Johnson: Rusia po rrafshon qytete e vret njerëz të pafajshëm

06/06/2022 11:18

Mbretëria e Bashkuar po dërgon sisteme raketash të reja në Ukrainë, në ndihmë të forcave ukrainase kundër Rusisë.

Kryeministri Boris Johnson ka postuar në Twitter në lidhje me masën, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të qëndrojë pranë ndërsa artileria ruse me rreze të gjatë rrafshon qytetet dhe vret civilë të pafajshëm.

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, do të votohet ditën e sotme në parlametin britanik për mocionin e mosbesimit.

Top Channel