Mediat: Policia në republikën çeçene ka vrarë tre protagonistët e videos virale të seksit (fotot)

06/06/2022 16:34

Zyrtarët e sigurisë në Çeçeni, republika ruse e drejtuar nga aleati i ngushtë i Putin, Ramzan Kadyrov, raportohet se kanë ekzekutuar tre qytetarë vendas që ishin shfaqur në një video seksi në grup që është bërë virale në rrjet.

Radio Europa e Lirë duke cituar “burime lokale” tha se treshja ishte vrarë pasi ishin identifikuar në videon e seksit në grup.

Sipas raportimeve ‘gangsterët e policisë në Çeçeni ‘ishin tërbuar’ me shpërndarjen e videos se seksit në grup, ku shiheshin të paktën dy burra e dy gra.

Katër njerëzit e përfshirë ishin zhdukur nga kryeqyteti Grozny prej muajit prill kur ishin dhënë urdhër arrestimet.

Një nga femrat në videon skandaloze u lirua sepse nuk ishte me shtetësi çeçene, por REL tha se ishte informuar nga një oficer policie, se tre të tjerët ishin vrarë dhe më pas varrosur në fshatin Dyshne-Vedeno.

Ndërkohë zyrtarët vendas i mohojnë akuzat, kurse ministria e brendshme e Çeçenisë refuzon të japë detaje për zhdukjen e viktimave.

Lideri dorëhekurt Ramzan Kadyrov – gjeneral në ushtrinë ruse – njihet për udhëheqjen e tij të ashpër në Çeçeni.

Në perëndim vijnë shpesh raportime nga Cecenia për diskriminim dhe persekutim të komunitetit LGBT në vend, dhe grupet e të drejtave thotë se qytetarë homoseksualë janë vrarë atje.

Madje Kadirov insiston se Putin po tregohet “shumë i butë” me qytetet në Ukrainë.

Ai thotë se ushtria ruse duhet të përdorë më shumë forcë zjarri për të përshpejtuar pushtimin e vendit nga Kremlini.

“Si luftëtar që jam dhe vetë, i kërkoj udhëheqjes të marrë këtë vendin ….sa më shpejt aq më mirë”.

“Jemi gati të zbatojmë çdo detyrë, kudo në botë”, ka thënë më herët Kadirov.

FOTO GALERI
1/3
Radio Europa e Lirë duke cituar “burime lokale” tha se treshja ishte vrarë pasi ishin identifikuar në videon e seksit në grup.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta