Një pjesë e madhe e zjarrit në ishullin e Sazanit është shuar, raporton gazetari Muhamed Veliu, në një lidhje direkte me emisionin “Top Story”.

Pjesa veriore është shuar. Kanë mbetur 40 forca që vijojnë përpjekjet për të shuar vatrën, por helikopterët që duhet të ndërhynin nga ajri, për momentin nuk janë në Shqipëri, raporton Veliu.

Me dhjetëra pisha shekullore janë shkrumbuar dhe vijojnë të digjen për të tretën ditë në Sazan. FA gjatë mbrëmjes së djeshme kanë luftuar me flakët të mbështetur edhe nga ADZM, por shuarja e zjarrit ka qenë e pamundur. Një rrezik evident në ishull janë dhe municionet e mbetura të cilat mund të shpërthejnë nga zjarri.

Top Channel