“Koka në Stamboll e trupi në Janinë”, Berisha komenton dekretimin e Presidentit të ri nga Meta

06/06/2022 20:33

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish dekretimin e presidentit të ri, Bajram Begaj nga presidenti aktual Ilir Meta.

Meta firmosi lirimin nga detyra të Begajt, si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa ishte në Turqi.

 “Ai më rikujtoi Ali Pashën, trupi në Janinë e kokën në Stamboll”, tha Berisha.

Pas këtij veprimi, emri i tij u dërgua për t’u votuar në Parlament, ku u zgjodh në krye të shtetit me 78 vota. Begaj, pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më 25 korrik.

Prononcimi i plotë i Sali Berishës:

Ajo që është më interesante, dalin edhe komunikime të bandës qeveritare të Elbasanit, me bandat qeveritare në vendet e Benelux-it. Unë kërkoj edhe njëherë atë që shtrova në Parlament, sjelljen me urgjencë të marrëveshjeve të ekstradimit në këto vende që po japin kontribut historik në luftën kundër kriminalitetit në Elbasan. Është dramatike situata dhe dëshmitë e anëtarëve të bandës së Elbasanit. Ju garantoj se Taulant Balla Bego Yaris është një personazh familjar i bandës, një anëtar me të gjitha atributet sipas dëshmive të banditëve të anëtarëve të kësaj bande. Dhe kjo përbën një problem shumë serioz për vetë Parlamentin, për vetë shtetin. Unë do insistoj çdo ditë që marrëveshjet e ekstradimit me këto vende të vijnë në Parlament.

Pyetje: Zoti Berisha flisni për 6 ministra, cilët janë këta?

Sali Berisha: Emrat do t’i sjellë drejtësia e vendeve mike, e vendeve partnere. Nuk jam unë zëdhënës i prokurorive të tyre. Unë jam këtu për të deklaruar si politikan shqiptar se marrëveshjet po i pengojnë pikërisht implikimi i politikanëve shqiptarë me bandat atje të cilat kanë bërë kërdinë.

Pyetje: Ka një arsyetim nga Presidenca se dekreti është hartuar në Tiranë dhe firmosur në Stamboll, për presidentin…

Sali Berisha: Ai më ngjau mua me Ali Pashën, trupin në Janinë, kokën në Stamboll.

Top Channel