Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka akuzuar deputetin Taulant Balla për përfshirje në botën e krimit.

Ai tha se ka telefonata që tregojnë se deputetë dhe ministra janë të përfshirë në krime dhe ka marrëveshje ekstradimi.

“Denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e beneluksit, se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetët socialistë janë kandidatë për ekstradime. Për parafolësin kam një pyetje, sa i pagove Nured Dumanitt për të të shpla tek Manhasët, kjo do të dalë, nuk është vetëm kjo por ka mbi 50 100 telefonata. Shqipëria e Edi Ramës është si monizmit”, tha Berisha.

“Të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu, si asnjëherë më parë në 30 vite çdo drejtor, zv. ministër është i vetëm një partie, i PS njësoj si në të shkuarën tonë në monizëm”, shtoi Berisha.

Top Channel