30-vjeçari humb jetën pas rrëzimit të lisit/ Krijohet trafik në Prishtinë, pamje nga vendngjarja

06/06/2022 16:19

Një person ka  ndërruar jetë pasi një lis është rrëzuar në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Era e fortë e kësaj pasditeje ka rrëzuar një lis që ka zënë dy persona.

Nga policia kanë njoftuar se një person rreth 30 vjeç ka vdekur ndërkohë që një grua ka marrë lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK.

Ambulanca, zjarrfikëset dhe ambulance ndodhen në vendngjarje, ndërsa është krijuar trafik i rënduar.

Top Channel