Trafik i rënduar në akset kryesore të qytetit të Vlorës
05/06/2022 11:45
Dyndja e pushuesve vendas dhe të huaj drejt Vlorës ka sjellë paralizim të qytetit.
Akset në të cilat ka trafik të rënduar janë Lungomare, Transballkanike, ndërsa aksi më problematik mbetet ai Vlorë-Orikum nga zona e Ujit të Ftohtë deri pranë Radhimës.
Radhët e automjeteve janë të gjata ,Policia rrugore dhe ajo e rendit në teren për të normalizuar situatën.
Byepassi i Vlorës mbetet jashtë funksionit deri në korrik .
Top Channel