Përurohen fushat e reja te futbollit në Kombinat, Veliaj: Pavarësisht bindjeve politike, të punojmë bashkë që Tirana të ecë përpara

05/06/2022 21:12

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në perurimin e kompleksit të ri të fushave futbollistike në Kombinat, ku u luajt edhe një minikampionat mes moshave U-11.

Ne kete ngjarje, Veliaj shoqerohej edhe nga Kryetari i Shoqatës Rajonale të Tiranës, Eduard Prodani, ish-lojtarin i kombëtares shqiptare, Afrim Tola dhe gazetari Dritan Shakohoxha.

Veliaj u shpreh se e ardhmja u përket fëmijëve dhe se të gjithë duhen të bëhen një, për të çuar përpara projektet për ta.

E di që secili prej nesh ka bindjet e tij politike, ca janë të majtë, ca janë të djathtë, por kur vjen puna tek fëmijët jemi të gjithë një – duam që gjërat të shkojnë përpara, që fëmijët të merren me aktivitete sportive”, tha Veliaj.

Ai theksoi se mbi bindjet politike, duhet të mbizotërojë vullneti për të punuar bashkë.

“Afrim Tola është një nga historitë më të suksesshme të Kombinatit, ish lojtar i Kombëtares dhe i te gjitha ekipeve të Tiranës. Afrimi nuk është i majtë, nuk është as anëtar i partisë sime. Por, betejat politike ne i bejme çdo katër vjet, kurse pjesën tjetër të katër viteve, ne punojmë bashkë, që Kombinati të ecë përpara, që Tirana të ecë përpara. Partitë shkojnë e vijnë, Kombinati do jetë këtu, Tirana do jetë këtu dhe Shqipëria do jetë këtu. Kombinati ishte zona më e prekur ndaj tërmetit dhe pyetja që duhet t’i bëjmë vetës është: Çfarë është e rëndësishme në jetë? Janë partitë, e majta dhe e djathta, apo është familja, shoqëria, është komuniteti, është bashkësia jonë, vëllazëria që kemi me njeri-tjetrin?!”, theksoi ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se historinë e shkruajnë ata që zbresin në fushë dhe jo ata që komentojnë nga tribuna.

“Nuk ka rëndësi uniforma, ka rëndësi njerëzillëku, ka rëndësi që ne të gjithë të kemi një fije të padukshme që na lidh me njeri-tjetrin, si komshinj, si qytetarë, si njerëz që jetojnë në Tiranë, si njerëz që e duan Kombinatin dhe si njerëz që vlerësojnë ata që punojnë dhe ata që fitojnë. Ka shumë njerëz që rrinë në shkallë e tribuna, duke dhënë mend si bëhet goli. Kjo është një metaforë, edhe në fushë, edhe në politikë, edhe në biznes, edhe në shoqëri, edhe në qytet. Çështja është që golin e bëjnë vetëm ata që zbresin në fushë”, deklaroi Veliaj.

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Afrim Tola inkurajoi kryebashkiakun Veliaj për nismën e tij për të shtuar terrenet sportive.

“Ajo që do kërkoja nga të gjithë prindërit është që t’i kushtoni vëmendje të veçantë femijeve. Kurse kryetarit te Bashkise do i thoja të vazhdojë me këto nisma, të bëjë sa më shumë fusha, që femijet të kenë ku të luajnë”, tha Tola.

Ndërsa, gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha u shpreh se zona e Kombinatit do të njohë dhe shumë projekte të tjera me qëllim masivizimin e sportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA