Mbyllen festimet e Jubileut/ Mbretëresha Elisabeth II përshëndet turmat pas mungesave për arsye shëndetësore

05/06/2022 23:05

Mbretëresha Elizabeta II u shfaq në ballkonin e Buckingham Palace këtë të diel për të përshëndetur turmat e mëdha që ishin mbledhur për përmbylljen e festimeve katër ditore të Jubileut të saj të Platintë. 

E rrethuar nga trashëgimtarët e saj, princat Charles, William dhe George, ishte shfaqja e parë e monarkes 96-vjeçare që nga e enjtja, pasi kishte shmangur disa evente  për shkak të problemeve shëndetësore me lëvizshmërinë.

Duke përdorur një shkop ecjeje për mbështetje dhe e veshur me xhaketë dhe kapele jeshile kombinuar me doreza të bardha, mbretëresha qëndroi në ballkon për të kënduar himnin kombëtar, “God Save The Queen”, duke përshëndetur me dorë brohorimat e turmave.

Monarkja më jetëgjatë e vendit bëri dy paraqitje publike në ballkon, në fillim të festimeve dhe në përmbyllje të tyre, por kjo e ka vendosur atë disi në siklet sipas zëdhënësve të pallatit mbretëror   në mes të vështirësive të saj për të ecur dhe qëndruar në këmbë.

Pas përfundimit të festës ceremoniale, mijëra njerëz u dyndën në Kështjellën Windsor për piknik, ndërsa qytetarët anglezë u shprehën të entuziazmuar për festimin me të afërmit e tyre pas dy viteve pandemi, që ndaloi çdo grumbullim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA