Korsi për autobusët, shoqata e transportit publik e kërkon për të shmangur aksidentet

05/06/2022 12:12

Muajt e fundit kanë qenë të shpeshta rastet e autobuseve të linjave funksionale në kryeqytet që janë përfshirë në aksidente.

Vet shoqata e transportit publik ndër problematikat që ka evidentuar si shkak të këtyre aksidenteve është mungesa e një korsie të dedikuar për autobusët.

“Ne pjesën me te madhe te rrugëve urbanët lëvizin ne te njëjtat rruge ku lëvizin edhe makinat e vogla, ne kemi parë që ato e kane një mungese respekti karshi këtij sektori, ndërpresin rrugën, bëjne lëvizje që nuk janë te denja ne raport me transportin publik”– tha Dashnor Memaj

Për të qenë pjesë e sektorit të transportit publik, shoferët duhet të kenë kualifikimet bazë që përfshijnë patentën dhe certifikatën e aftësisë profesionale të kategorisë DE. Por kohët e fundit mungesa e punëtorëve është vënë re edhe në këtë sektor.

“Kohet e fundit kemi mungese te theksuar te shofereve te kualifikuar për shkak se është bere dhe njohja e patentave ne gjermani dhe pjesa me e madhe e shoferëve po mundohen nëpërmjet kontakteve që kane jashtë të largohen, për page me te mire, stresi që kane këtu është me i lartë. Para 5-6 vitesh mosha mesatare e shofereve te transportit publik ishte 35-45 vjeç, tani pjesa me e madhe e shofereve te rinjtë janë larguar drejt Europës, tani mosha mesatare e shofereve është 50 vjeç”.- tha Dashnor Memaj

Prej janarit e deri në muajin maj nga policia janë evidentuar 8 raste të shoferëve të transportit publik që kanë rezultuar pozitiv në testin e akoolit.

“Here pas here bëjme dhe vet testin e alkoolit, krahas kontrolleve që bën policia.  Ne mënyrë te befasishme bëjmë testin e alkoolit për te kuptuar gjendjen që janë shoferet. Ka pasur raste shume te vogla, janë pezulluar nga puna”. – tha Dashnor Memaj.

Mesatarisht gjatë një ditë në kryeqytet lëvizin 200-250 autobusë ndërsa tashmë edhe prej temperaturave të larta është shtuar fluksi i qytetarëve që përdorin transportin publik.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA