E diela nis me shpërthime në Kiev, lëndohet një person

05/06/2022 08:23

Disa shpërthime u raportuan rreth kryeqytetit ukrainas Kiev në agim të së dielës, sipas kryetarit të bashkisë Vitali Klitschko.

Vitali Klitschko tha se një person është shtruar në spital pas shpërthimeve të shumta që goditën kryeqytetin të dielën në mëngjes me kohën lokale.

“Në lidhje me shpërthimet e mëngjesit të sotëm në qarqet Darnutskyi dhe Dniprovskyi të kryeqytetit, aktualisht nuk ka viktima nga sulmet me raketa në infrastrukturë. Një person u shtrua në spital”, tha Klitschko në Telegram.

Ai tha se shërbimet e qytetit janë ende duke operuar në zonat e prekura.

Rusia “vazhdon të lëshojë sulme raketore dhe ajrore në infrastrukturën ushtarake dhe civile në vendin tonë, veçanërisht në Kiev”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një përditësim të veçantë të dielën.

Pati gjithashtu raporte për sulme me raketa rreth qytetit port të Odesa-s orët e para të mëngjesit të sotëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA