Çmendet moti! Përmbytet Majemi, stuhi breshëri në Francë

05/06/2022 13:15

Kërcënimi i parë i sezonit të uraganeve në Florida përmbyti pjesën jugore të shtetit, duke lënë pas rrugë të përmbytura, shoferë që kërkojnë ndihmë nga makinat e bllokuara dhe madje edhe një derdhje të ujërave të zeza.

Në Majami, drejtuesit e mjeteve u përballën me reshje shiu dhe rrugë të pakalueshme që futën në kaos qytetin dhe zonat përreth gjatë të shtunës.

Stuhia solli më shumë se 10 centimetra shi në Miami në një hark kohor prej 72 orësh. Autoritete vendase kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në sipërfaqe sa më të larta dhe të mos lëvizin në venet ku ka përmbytje,

Ndërkohë moti i pazakonte dhe i stuhishëm -preku edhe Francën veriperëndimore, Stuhi të forta me shi dhe breshër përmbyrën disa zona edhe atje.

Deri më tani nuk njoftohet për asnjë të lënduar nga moti i keq

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA