Zgjedhja e presidentit/ Duma merr pjesë në votim: Institucionet kanë peshën e vet

04/06/2022 17:51

Deputetja e PD-së Grida Duma është shprehur para nisjes së votimit për presidentin e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë, se është kundër bojkoteve dhe të gjitha institucionet kanë peshën e vet.

Duma nuk pranoi të tregonte se si do të votonte por theksoi se është shumë e rëndësishme që PD-ja të shkojë drejt një unanimiteti në marrjen e vendimeve.

“Kam qenë kundër bojkoteve dhe në momentet më jetike të PD-së  dhe edhe në ato momente më gjithë dyshim kam ditur të bëj kritikën. Nuk ka më dhe nuk duhet të ketë më bojkote. Institucionet kanë peshën e vet. Duhet të shkojmë drejtë një PD-je që i merr unanimisht vendimet.

Profilin e Begajt e njoh pak, gjithsesi nuk kam gjë për të thënë si personalitet për shkak se e njoh pask. Ka një vlerësim për ritmin në ushtri. Ka shumë për të bërë që Shëipëria të ketë institucione demokratike. Është çështje e tyre që e zgjedhim kshu duhet ti japim peshë institucioneve. Do e shikoni vetë se si do të votoj.”- tha Duma

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA