“Nga 2026-a dua një fëmijë dhe një dasmë”, Lei Kraja mes lotësh në ‘Ftesë në 5’: Kisha probleme me shëndetin, isha shumë e ngarkuar 18/12 19:05
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, është shprehur sitën e sotme se do të votojë kundër zgjedhjes së Bajram Begajt si president të Republikës.
Ai u shpreh se kjo zgjedhje nuk ka lidhje me personalitetin e presidentit por për shkak se procesi nuk u zhvillua në një dakordësi mes palëve.
“Kemi insistuar se do të ketë një proces kushtetues që konsiston mbi palët. Veprimet ishin të njëanshme dhe vendosemi përballë një fakti të kryer. Nuk kemi asnjë gjë personale. Ne nuk do të votojmë për shkak se procesi kërkonte një marrëdhënie mes palëve që mund të binim në dakordësi me njëri tjetrin”- tha Mediu.
Top Channel