Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn.
Përmes një urimi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se së bashku, do të bashkëpunojnë për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i çuar dy vendet sa më pranë BE-së.
“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm“, ka shkruar Omani në Facebook.
Bajram Begaj është zgjedhur këtë të shtunë si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.
Top Channel