Balla: PD shpalli bojkot për Presidentin, nuk mësoi nga gabimet e së shkuarës. Meta firmosi në konsullatën shqiptare në Turqi

04/06/2022 18:37

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili akuzoi Presidentin aktual Ilir Meta për shkelje të kushtetutës ndërsa tha se firmosi dekretin për Barjam Begajn jashtë kufijve. Balla tha se Meta, firmosi në konsullatën shqiptare në Turqi, e cila sipas socialistit konsiderohet tokë shqiptare.

“Ishte shumë i qartë raporti i Komisionit të Ligjeve. Fantazmat gjithmonë kanë një problem, lëvizin nëpër territore. Të thuash që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është shqiptare, siç ka thënë për detin e Shqipërisë që nuk është i yni. Për dikë që nuk meriton përgjigje, çfarë thash i ka përgjigjet.  Procesi është kushtetues, natyrshëm Kuvendini i Shqipërisë sot ka pritur të gjithë procedurën e nisur nga Ministria e Mbrojtjes, kryeministri dhe presidenti Ilir Meta. Nëse Berisha nuk është i kënaqur nga Meta dhe do ta çojë në gjykatë, ta provojë. PS ka vendosur standart në këtë procesi, i ndarë në dy faza me dështirën tonë për të dialoguar me opozitën. Krijuam një standard, në raundin e 4 kemi të drejtën për të propozuar. Kemi pasur kontaktet me një pjesë të opozitës dhe dëshirën për të diskutuar me PD. PD shpalli bojkot, është e rëndë që nuk ka mësuar nga gabimet e të shkuarës.

Në raudin e katërt kemi të drejtën për të propozuar. Unë besoj se kemi patur kontakte me pjesë të caktuara të opozitës. Para se në të vinim me propozimin, grupi I PD shpalli bojkotin. Është shumë e rëndë që PD nuk ka mësuar asgjë.

Bojkoti është fyerje për cdo qytetar shqiptar që i ka dhënë votën. Duhet ta themi të gjithë, ne po zgjedhim sot në krye të vendit një qytetar normal. Duam t’I japim Shqipërisë një president normal, ndryshe nga Presidenti në largim. Shqipëria do ketë sot Presidentin e ri të republikës.

Duhet të ndajmë konceptimin e propozimit nga i emëruari. Në kushtetutë parashikohet që anëtarë të FA nuk mund të zgjidhen. Nëse Komisioni do konstatonte, se nuk ka dekret për lirimin e tij, nuk do e miratonte raportin.

Begaj do jetë një president konsensual kjo për faktin se sic e thamë PS nuk kërkon një president të vetin, propozoi një qytetar të ndershëm të këtij vendi që I ka shërbyer vendit me përpikmëri e Atdhedashuri.” u shpreh Balla.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA