Rama: Nuk kërkuam kurrë të kemi konsensus me të vdekurit, Bashën lëreni të flejë

04/06/2022 19:26

Kryeministri Rama ka folur për mediat pas përfundimit të seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, ku tha se arritja e këtij rezultati nuk ka qenë një punë aspak e lehtë për ta.

Rama u shpreh se nuk ka pritur kurrë që të ketë një konsensus me opozitën, të cilët i ka  quajtur ata të vdekur ndërsa për ish-liderin demokrat Lulzim Basha tha se duhet lënë të flejë.

“Nuk më bën asnjë përshtypje nëse ka një padi në SPAK për presidentin. Ajo që më më vjen mirë dhe për të cilën jam këtu për të folur për këtë temë, është që kemi mundur ti japim shqiptarëve një shembull kuptimplotë se jemi me ta dhe për ta. Të tjerat do tregojë koha. Çdo ditë do të vlerësohet me rezultatet që do të arrijë. Ky është rezultati i një punë aspak të lehtë.
Nuk e kemi kërkuar kurrë e as nuk e kemi pritur që të kemi konsensus me të vdekurit, por me të gjallët, njërëzot që besojnë e punojnë tek ky vend. E kemi arritur plotësisht. Bashën lerëni të flejë.”- tha Rama.

Top Channel