Kuvendi i Shqipërisë u mblodh këtë të shtunë në orën 18:00 në një seancë të posaçme për të votuar Bajram Begajn si presidentin e ri të Republikës.
Në fotot e publikuara nga LSA, shihet teksa disa prej socialistëve, mes tyre Mimi Kodheli dhe Arben Ahmetaj shkuan të takonin presidentin e sapozgjedhur Bajram begaj, i cili qëndronte i ulur në Kuvend teksa deputetët votonin.
Pas mbylljes së procesit ku me 78 vota zgjodhën Bajram Begajn si kreun e ri të shtetit, socialistët janë parë në ambientet e jashtë të Kuvendit teksa përqafojnë dhe i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit.
Pasi u zgjodh president i Republikës së Shqipërisë Begaj ngrihet i buzëqeshur dhe me dorë në zemër falenderon deputetët që e votuan.Bajram Begaj është zgjedhur këtë të shtunë si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.
Top Channel