“Përfaqësues i unitetit të popullit, nuk ka asnjë pengesë ligjore’, Balla: Besim se Bajram Begaj do mbështetet edhe nga deputetë të tjerë të Kuvendit

04/06/2022 10:15

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Taulant Balla njohur zyrtarisht deputetët e PS, me kandidaturën e Bajram Begajt, për postin e Presidentit të Republikës, i cili pritet të votohet pasditen e sotme në seancë plenare. Balla tha Begaj plotëson të gjitha kriteret për të qenë në krye të shtetit, dhe se nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Ndër të tjera, Balla shprehu besimin se kandidatura e Begajt do të ketë edhe mbështetjen e deputetëve të tjerë në Kuvend, jo vetëm të maxhorancës.

“Duke vlerësuar përgjegjësinë për respektimin e kërkesave kushtetuese, me qëllim përmbushjen e pritshmërive të popullit për kreun e shtetit. Kryesia e PS I propozon grupit parlamentar Bajram Begaj.

Plotëson kriteret ligjore dhe kushtet e parashikuara nga kushtetutë për President të Republikës. Nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kandidat për president.

Gëzon reputacion në shoqëri dhe përfaqëson vlerat për të qenë përfaqësues I unitetit të popullit. Refltekton vlerat për të qenë kreu I shtetit, zotëron kapacitetet për të ushtruar kompetencat e Presidentit të Republikës. Besim se kjo kandidaturë do mbështetet edhe nga deputetë të tjerë të kuvendit të Shqipërisë. “- u shpreh Balla

Top Channel