Presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar pasardhësin e tij të sapozgjedhur, Bajram Begajn.

Përmes një urimi të shkurtër në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan: Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj!

Paraditen e sotme, Meta nuk nguroi të firmoste lirimin nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begajt, duke i hapur rrugë kështu kandidimit për të qenë gjenerali kreu i ri i shtetit. Meta firmosi nga Stambolli, ku ndodhet në një vizitë zyrtare,  dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të gjeneralmajor Bajram Begaj.

Bajram Begaj është zgjedhur këtë të shtunë si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Top Channel