“Pas një periudhe dramatike, Shqipëria ka një president normal”/ Ndihmë nga Meta? Ja si përgjigjet Rama

04/06/2022 19:24

Për kryeministrin Edi Rama, sot Shqipëria ka një president normal, I identifikueshëm me njeriu besnik ndaj vendit dhe detyrës. Për kreun e qverisë, përfundimi aritmetik, me votat në seancë nuk ka asnjë rëndësi.

“Nuk ka rëndësi cili ka qenë përfundimi aritmetik. PS është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten. Për të bërë më të mirën që zgjedhjet e aktiviteti ynë të shkojë në interes të vendit.” U shpreh Rama.

Jeni i lumtur?

Lumturia është fjalë e madhe, ajo që mund të them është se më vjen shumë mirë që në një process aspak të lehtë me një sallatë palësh, në anën tjetër të parlamentit ne kemi arritur t’I japim jetë një procesi, ku të gjithë patën mundësinë të kontribuojnë. Doli një figurë qartësisht e identifikueshme me njeriun besnik ndaj vendit e detyrës me shembullin e një burri të qetë të arsyeshëm e normal

Ndihmë nga Meta që firmosi dekretin jashtë vendit?

Këto janë muhabete që s’kanë të bëjnë me c’ndodhi sot. Shqipëria pas një periudhe dramatike në zyrën e kreut të shtetit, do të ketë një president normal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA