Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Republikës, Bajram Begën.
Peleshi shprehet i bingur se Begaj është zgjedhur në krye të shtetit si nëj njeri me vlera qytetare, që do të dijë të mbrojë kushtetutën dhe ligjin.
Peleshi: Urime të përzemërta Bajram Begajt në detyrën më të lartë, si President i Republikës së Shqipërisë. Pata kënaqësinë të punoja me gjeneralmajor Begajn si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe jam besimplotë që atë bashkëpunim të mirë do të vazhdojmë ta kemi edhe si President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. I bindur se në krye të shtetit kemi zgjedhur një njeri me vlera qytetare, që do të dijë të mbrojë Kushtetutën dhe ligjin. Suksese Presidentit të ri të vendit!
Bajram Begaj është zgjedhur këtë të shtunë si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.
Top Channel