Sapo ka përfunduar procesi i votimit në seancën plenare për zgjedhjet e Presidentit të ri, ku kandidat është Bajram Begaj, i propozuar ditën e djeshme nga Partia Socialiste.
Deputetët u thirren një e nga një sipas rendit alfabetik të mbiemrit, për të hedhur votën e tyre në dhomën e fshehtë të votimit.
Sipas numërimit, 83 deputetë kanë marrë pjesë.
Rezultati pritet të publikohet pas pak çastesh, nëse Begaj ka arritur të marrë apo 71 votat e nevojshme për tu emëruar si kreu i ri i shtetit të Republikës së Shqipërisë.
Seanca nisi me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila lexoi raportin e e vlerësimit, ku tha se nga verifikimet ka rezultuar se Bajram Begaj plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u zgjedhur President i Republikës.
Bushka: Komisioni Ligjeve në vijim të vendimit të konferencës së kryetarëve, u mblodh sot për shqyrtimin e kandidaturës Bajram Begaj. Është paraqitur nga 37 deputetë të kuvendit. Zoti Begaj ka përfunduar studimet në fakultetin e mjekësisë. Nga ana juridike, kandidatura e paraqitur për shqyrtim nga 36 deputetë, Brenda afatit të parashikuar nga konferenca e kryetareve. Kandidati për president plotëson kërkesat kushtetuese ligjore. Kandidatura plotëson kriteret formale, juridike, kërkesat ligjore dhe nuk ka asnjë ndalim kushtetues apo ligjor dhe t’i shtrohet për votim.
Pas tre raundeve të djegura, Partia Socialiste propozoi dje Bajram Begajn si kandidat për kreun e ri të shtetit. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë në selinë rozë dje, ku tha se socialistet propozojnë shefin e Forcave të Armatosura, Bajram Begaj mes 26 kandidaturave të tjera. Emri i Begat iu nënshtrua verifikimeve nga Komisoni i Ligjeve, të cilët miratuan emrin e tij për të kaluar në seancën plenare për votim.
Top Channel