Sapo ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë Bajram Begaj, kandidati i nxjerrë nga socialistët si kreu i ri i shtetit.

Pasi emri i tij mori ‘dritë jeshile’ në Komisionin e Ligjeve, Bajram Begaj po i drejtohet seancës plenare, aty ku pritet të marrë edhe votat për zgjedhjen si president.

Seanca pritet të nisë në orën 18:00.

Partia Socialiste propozoi dje Bajram Begajn si kandidat për kreun e ri të shtetit. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë në selinë rozë dje, ku tha se socialistet propozojnë shefin e Forcave të Armatosura, Bajram Begaj mes 26 kandidaturave të tjera.

Top Channel