Ervin Salianji deklarohet kundër kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, I cili një ditë më parë u shpreh se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare ku do të votohet për presidentin e ardhshëm të republikës.
I ashpër ndaj Alibeajt, Salianji shkruan në një postim në facebook, se bojkoton parlamentin e zgjedhur nga populli ndërkohë që u ul këmbëkryq me të zgjedhurit nga Rama!
“Vendimet pa zhvilluar më parë mbledhje grupi janē vendime individuale, çdo vendim i shpallur pa diksutime në grup, pa debat dhe pa vendimmarje kolegjiale është nul! Çdo funksion nuk është pronē private, secili prej nesh përfaqëson qytetarët!
Nuk ka asnjë manovër që mbulon dot përgjegjësinë politike për dështimin, nuk na duhet të ulemi me Ramën përherë që përherë të themi sa i poshtër ishte!”- shkruan ndër të tjera Salianji.
Postimi i plotë:
Bojkoton parlamentin e zgjedhur nga populli ndërkohë që u ul këmbëkryq me të zgjedhurit nga Rama!
Bojkotet kanë pas sjellë pasoja shkatërruese për Partinë Demokratike! Jemi në këtë situatë nga ata që ju përdrodhen politikës duke menduar që do përfitonin me bojkote.
Vendimet pa zhvilluar më parë mbledhje grupi janē vendime individuale, çdo vendim i shpallur pa diksutime në grup, pa debat dhe pa vendimmarje kolegjiale është nul! Çdo funksion nuk është pronē private, secili prej nesh përfaqëson qytetarët!
Nuk ka asnjë manovër që mbulon dot përgjegjësinë politike për dështimin, nuk na duhet të ulemi me Ramën përherë që përherë të themi sa i poshtër ishte!
Është naivitet vrastar dhe inat jopolitik të braktisësh institucionet nga mllefi që “nuk ju dha pazar” por u përdorën! Si mund të propozohet bojkoti, mënyrë tipike lindore kur si parti luftojmë në emër të vlerave perëndimore!
E kam paralajmëruar që në fillim të proçesit që kandidatin e kishte mbyllur Rama në zarf dhe do e nxirrte në fund siç edhe ndodhi.
Kam kërkuar me insistim që Partia Demokratike mos hynte në pazare ne tavolina jo institucionale por të ulej vetëm dhe vetëm nëse maxhoranca ilegjitime i jepte të drejtën e propozimit vetëm opozitës!
Sot pasi e dështuan atë pazar negociatë a ka të drejtë publiku të mendojë se gjithçka u bë për interesa personale?
A ka qytetar që i jep dot shpjegim se si Partia Demokratike i jep kuorum dhe merr pjesë në seancat 5 minutëshe ku digjeshin raundet pa kandidatë dhe ku kuorumi duhej të ishte 84 deputetë!
Si shpjegohet që Ramës ju dha ajo që nuk e kishte dhe sot kërkohet bojkot dhe mospjesëmarrje në seancë për tē dëmtuar në sytë e publikut opozitën!
Është e papranueshme që tu kërkohet gjithë deputetëve të bojkotojnë parlamentin ndërkohē që i vetmi bojkot duhej të ishte ulja në tavolinën joformale të Ramës dhe të zgjedhurve të tij!
Top Channel