Fundjava e parë e verës i gjen qytetarët në plazh, trafik i rënduar në Durrës
04/06/2022 12:03
Qytetarët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet janë të shumtë dhe këtë e vërteton dhe trafiku i krijuar në disa akse kryesore rrugore.
Aksi rrugor Ura e Dajlanit-Plepa dhe rrethrrotullimi i Plepave ku kryqëzohen rrugët që vijnë nga Durrësi e Tirana në drejtim të plazheve të shumta buzë Adriatiku,t kanë pasur ngarkesë paraditen e sotme.
Edhe pse me kalime të herëpashershme vranësirash, temperaturat e larta të së shtunës i kanë nxitur njerëzit drejt bregdetit. Plazhet e Durrësit dhe Golemit janë plot me pushues që shijojnë fundjavën e parë të verës.
Top Channel