Emri i Bajram Begajt shkon në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës! Bylykbashi këmbëngul: Është anti-kushtetues!

04/06/2022 16:36

Kandidatura e Bajram Begajt për kreun e ri të shtetit, ka kaluar nga Komisioni i Ligjeve për tu votuar në seancën plenare në Kuvend.

Alibeaj, Çupi dhe Bardhi bojkotuan mbledhjen, ndërsa Bylykbashi, i cili ishte present, kundërshtoi kandidaturën, duke e konsideruar si anti-kushtetues.

Kështu, emri i Bajram Begajt në Komisionin e Ligjeve, u miratua vetëm nga votat e maxhoranxës, pasi edhe Erisa Xhixho e LSI-së votoi kundër.

Diskutimet në Komisionin e Ligjeve: 

Majko: Më lejoni tju falenderoj që keni ardhur. Po flasim për një njeri që ka mbajtur postin e shefit të shtabit të forcave të Armatosura. Ka kaluar në disa filtra të vështira. Shqipëria është pjesë e NATO-s. Mbi figurën e tij mendoj që janë shumë të njohura ato që për dikë tjetër mund të ishin të panjohura. Kemi të bëjmë me një figurë që ka kaluar të gjitha filtrat. Së dyti, të ngriheni në nivelin e një surprize, fakti që presidenti nuk e kishte për detyre të firmoste nga ishte, duke zhbllokuar zgjedhjen e presidentit të ri. Kemi të bëjmë me një personalitet që duhet të largojë dyshimet me të kaluarën e tij. Ne po çojmë individin që ka qenë shefi shtabit, ftoj gjithë kolegët për ta votuar kandidaturën.

Bylykbashi: Presidenti nuk duhet të ketë papajtueshmëri. Ushtarakët aktivë nuk mund të kandidojnë. Kandidati është depozituar si ushtarak aktiv, në momentin e kandidimit fillon procesi i zgjedhjes. Nëse dorëzohet kandidatura, ka nisur edhe papajtueshmëria. Pra kur ju e keni dërguar, ka qenë e papajtueshme. Patët 7 ditë kohë në pozicion. Prandaj do e votojmë kundër.

Bushka: Duke qenë se përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe për tu lakuar në seancën për votim, a jeni dakort ti kalohet Kuvendit. Me shumicën e votave, miratohet ky dhe t’i përcillet seancës për votim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA