Bylykbashi për zgjedhjen e Begajt: Asnjë ushtarak nuk mund të marrë detyra drejtuese mbi shtetin, votojmë kundër

04/06/2022 16:25

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme po diskutohet rreth zgjedhjes së presidentit, ku përveç anëtarëve të mazhorancës të pranishëm janë edhe anëtarët që mbështesin Berishën, ndërkohë që mbështetësit e Alibeajt kanë munguar.

Gjatë fjalës së tij, Oerd Bylykbashi është shprehur se një ushtarak nuk mund të zgjidhet në funksione te larta të shtetit e sidomos në krye të shtetit. Ai tha se për këtë arsye do të votojnë kundër zgjedhjes së Begajt në krye të shtetit.

“Solemniteti i kësaj seance nuk është një shyqrtim që e bën sekretaria por ky komision. Më vjen keq të konstatoj diçka që nuk qëndron fare. Ushtarakët e shërbimit aktiv e kanë të ndaluar të zgjidhen në funksion të presidentit të republikës. Duhet që në momentin e zgjedhjes të ketë I lirë. Jemi përpara nevojës për të verifikuar dhe në këtë komision nuk ka dokument që e vërteton. Meqë po përpiqeni ta tejkaloni duke thënë merreni dosjen e keni aty, dua të ndalem te kjo çështje. Po të shihni raportin, flisni për gjeneralin Begaj, do të kishte qenë me vlerë të kishim një CV të detajuar e jo vetëm me aspektet formale, por mbi të gjitha ka një parim të rëndësishëm. Në 91 kemi bërë një ndaje të qartë mes funksioneve civile dhe ushtarake. Kontrolli civil mbi ushtrinë është parim themelor. Asnjë ushtarak nuk mund të marrë detyra drejtuese mbi administratën shtetërore. E votojmë kundër këtë kandidat. Po bëni kapjen finale të pushtetin, zgjodhët këtë proces antikushtetues. Një oficer të shërbimit, e propozoni si president të Republikës.”– tha Bylykbashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA