Bardhi “thumbon” demokratët që marrin pjesë në seancën parlamentare: Ky po është qëndrim opozitar i vërtetë

04/06/2022 18:30

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, nuk ka marër pjesë ditën e sotme në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit të Republikës, por me anë të një postimi në rrjete sociale ka “thumbuar” demokratët që morën pjesë në seancë.

Ai u shpreh se ky nuk është një qëndrim i një opozitari të vërtetë, megjithëse ata nuk po votojnë.

Nuk bojkotojmë, por nuk votojmë 😂. Dmth “bëjmë sehir”! Pra shkojmë në Kuvend si dëshmitarë për të legjitimuar procesin dhe me atë rast marrim edhe rrogën! Ky po është qëndrim opozitar i vërtetë 🤔

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) June 4, 2022

Top Channel